. Mielli i duhur për diabetikët/ Vlerat e semolinës kundër sheqerit të lartë në gjak – Flaka Plus

Mielli i duhur për diabetikët/ Vlerat e semolinës kundër sheqerit të lartë në gjak

Nëse vuani nga diabeti i tipit 2 ose rrezikoheni nga kjo sëmundje, atëherë me siguri jeni informuar se duhet të tregoni kujdes me ushqimin. Ushqimet e rekomanduara për diabetikët janë ato të pasura me kalium, kalcium, fibër, magnez, fibër, vitamina A, C dhe E. Në listën e këtyre ushqimeve përfshihet edhe semolina.

Semolina është mielli që prodhohet nga bluarja e grurit të fortë dhe bluhet më trashë se mielli i zakonshëm. Ky lloj mielli ndahet në tre kategori në varësi të intensitetit të bluarjes. Kur është i bluar hollë, ky miell përdoret për brumëra dhe ëmbëlsira.

Vlerat e Semolinës Për Shëndetin e Diabetikëve
Arsyeja kryesore përse ky lloj mielli është i mirë për diabetikët ka të bëjë me faktin që ka një nivel të ulët glicemie. Për pasojë, semolina mund të ulë nivelin e sheqerit në gjak duke mos ndikuar në nivelin e glukozës në të. Arsyeja e dytë ka të bëjë me praninë e fibrës. Një sasi prej 56 gramësh semolina të pagatuar ofron 2 gramë fibër ose 7 përqind të dozës së rekomanduar ditore të këtij ushqyesi.

Fibra ngadalëson përthithjen e karbohidrateve në gjak dhe pengon luhatjet e skajshme të sheqerit në gjak pas ushqyerjes. Nga ana tjetër prania e magnezit dhe fibrës në vetvete është shumë e mirë sepse parandalon avancimin e sëmundjes dhe përmirëson reagimin e qelizave ndaj insulinës, hormoni që rregullon sheqerin në gjak. Semolina rekomandohet të përdoret edhe në të mirë të imunitetit sepse përmban selenium, vitaminat B dhe E, por edhe për përmirësimin e tretjes sepse ushqen bakteret e mira në stomak. Në përgjithësi, semolina përmirëson funksionin e veshkave dhe të kockave dhe mban ekuilibrat e elektroliteve në trup.

Këshilla Për Konsumin e Semolinës.
Përpara se të konsumoni semolinën sigurohuni që nuk jeni alergjikë ndaj grurit apo glutenit. Semolinën mund ta përfshini në gatimin e drithërave, pudingut, bukës, picës, biskotave dhe makaronave. Nëse vëreni efekte anësore pas konsumit të semolinës, kontaktoni menjëherë me mjekun.