. Shumë ujë pak kalori/ Njihuni 9 ushqimet më të mira të verës – Flaka Plus

Shumë ujë pak kalori/ Njihuni 9 ushqimet më të mira të verës

Balanca mes hidratimit dhe djegies së kalorive është mëse e nevojshme të ruhet rregullisht, sidomos në stinën e verës. Këto ushqime të shëndetshme të listuara më poshtë, të cilat jo vetëm hidratojnë, por edhe përmirësojnë energjinë, përqendrimin dhe shëndetin e përgjithshëm e mbi të gjitha kanë pak kalori.

Kastraveci
Kastraveci është një ndër ushqimet më hidratuese në botë. 95 përqind e përmbajtjes së tij përbëhet nga uji dhe një pjesë e mirë e vitaminës K. Për më tepër ai ka pak kalori dhe nuk ju shëndosh.

Selinoja
95 përqind e selinosë përbëhet nga uji dhe për fat të mirë është një ushqim me pak kalori. Selinoja është një ushqim freskues dhe shumë hidratues dhe me pak kalori.

Specat
Sipas të dhënave specat janë të pasur me antioksidantë dhe vitaminë C. Për më tepër, 92 përqind e tyre përbëhet nga uji. Për pasojë, speci ju ndihmon të humbisni në peshë.

Pjepri
Pjepri përbëhet nga 90 përqind ujë dhe është një nga ushqimet që hidratojnë më shumë dhe me pak kalori Pjepri është i pasur me vitaminë A,C shumë nga vitaminat e kompleksit B.

Qitro
Qitro është një frut me shumë vlera të mira shëndetësore dhe ka aftësinë të shuajë oreksin, duke përshpejtuar metabolizmin nga ana tjetër Qitro përmban 90 përqind ujë, njësoj si pjepri.

Spinaqi
Spinaqi është një ushqim që i bën shumë mirë organizmit dhe hidratimi është një nga vlerat më të mira të tij. Spinaqi përmban 91 përqind ujë ndaj është një nga barishtet më të shëndetshme që mund të konsumoni.

Domatja
Spinaqi i lartpërmendur kombinohet mjaft mirë me domaten. Ajo është një nga ushqimet më hidratuese me një përmbajtje ujore prej 94 përqind. Për më tepër, domatja përmban edhe sasi domethënëse të biotinës, vitaminave C dhe K.

Rrepkat
Rrepkat e kuqe krokante dhe pak të athëta përmbajnë shumë ushqyes të rëndësishëm dhe 95 përqind e tyre përbëhet nga uji, sipas informacioneve.

Shalqini
Shalqini është fruti ynë më i preferuar i verës. 91 përqind e strukturës së tij përbëhet nga uji. Ky frut kaq i shijshëm dhe i lëngshëm përmban edhe doza të shëndetshme të vitaminës A, B6 dhe shumë antioksidantë./AgroWeb