Tulla dekorative, produkt i ri nga “Chicago Stone LLC”

Chicago Stone LLC ka prezantuar produktin më të ri nga Chicago Stone LLC,  tulla amerikane dekorative me ngjyrë miks. “Pas shumë kërkesave nga klientët tanë dhe pas shumë hulumtimeve dhe tentativave jemi shumë të lumtur, që arritëm të prodhojmë tullën me ngjyrë miks. Prej sot të gjithë interesuarit për tulla dekorative amerikane do të kenë edhe një zgjedhje më tepër në paletën e ngjyrave të tullave të kompanisë tonë.Ju presim të gjithëve të na shkruani në faqen tonë në Facebook ose na kontaktoni në numrin e telefonit 070 256 300”, njoftuan nga kompania. Përparësia e tullavepër ndërtimin e shtëpizave është fakti se objekti nuk ka nevoj për meremetim dhe fasadim, si edhe efekti i jashtëzakonshëm estetik, që e japin tullat amerikane. 

Chicago Stone LLC është kompani shqiptaro amerikane për prodhimin e blloqeve dekorative për oborret e shtëpive dhe jo vetëm.

Është kompania e parë në rajon në prodhimin e blloqeve në forma, tekstura dhe ngjyra të ndryshme, dhe ua sjell përvojën e suksesshme shumëvjeçare të fituar në ShBA.

Kompania ka në dispozicion makinat dhe ekspertizën amerikane në këtë fushë. Chicago Stone LLC u mundëson, që oborrin tuaj ta dekoroni sipas shumë modeleve dhe dizajneve të gatshme për rregullimin e oborrit tuaj, por gjithashtu kemi për ju edhe ekipin e dizajnit, që mund të përgadisin dizajne speciale sipas mundësive dhe shijeve tuaja.

Kompanja tashmë ka një shtrirje të gjerë në Maqedoninë e Veriut.

Mund të na vizitoni në çdo kohë në hyrje të fshatit Raven, Gostivar, ku mund të shikoni shumë modele dhe dizajne të gatshme të përgaditura dhe do të bindeni për cilësinë e punës tonë.

REKOMANDUAR: 

LEXO POASHTU: 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *