Tiganj: Kroacia pret zgjedhje demokratike

Ambasadorja kroate në vend Nives Tiganj në një intervistë për AIM, me rastin e përfundimit të presidencës së Kroacisë me Këshillin e Evropës, shprehet se është më shumë krenare që gjatë presidencës së vendit të saj me BE-në, Maqedonia e Veriut mori vendim për fillimin e
bisedimeve.

Tiganj shprehet se duke marrë parasysh hapin e madh që Maqedonia e Veriut e ka bërë në disa vitet e fundit, Kroacia me dëshpërim të madh e përjetoi vendimin e Këshillit të Evropës të tetorit të vitit 2019.

“Kështu që, krahas prioriteteve të përcaktuara tashmë të presidencës së Kroacisë me Këshillin e BE-së, njëra prej detyrave tona kyçe gjatë presidencës sonë ishte që të përmirësohet padrejtësia që i është bërë Maqedonisë së Veriut”.

“Kroacia përkundër krizës së koronës, megjithatë arriti të kthejë fokusin e BE-së drejt Ballkanit Perëndimor, me çka siguroi që plani për zgjerimin e BE-së të mbetet lartë në agjendën e BE-së edhe pas përfundimit të presidencës kroate”, tha Tiganj.

Lidhur me zgjedhjet e radhës, dhe nëse kjo do të kishte ndikuar në mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare, Tiganj shprehet se Maqedonia e Veriut u përcaktua qartë për anëtarësim në Bashkimin Evropian, gjë që nënkupton konsensusin e të gjitha partive politike për këtë çështje dhe prandaj edhe këto zgjedhje, thotë se janë vetëm një festival i demokracisë për të cilat presim që të mbahen në atmosferë korrekte dhe demokratike.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *