Lejohet organizimi i koncerteve në Maqedoninë e Veriut

Komisioni për sëmundje infektive ka miratuar protokollin për organizimin e ngjarjeve publike, konfirmoi Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipce.

Protokolli u propozua nga përfaqësuesit e Shoqatës së Muzikantëve dhe Organizatorëve të Ngjarjeve.

Protokolli lejon organizimin e ngjarjeve publike me faktin se vendi duhet të plotësohet jo më shumë se 50 përqind të kapacitetit ku do të organizohet ngjarja.

Biletat do të shiten në mënyrë elektronike për të shmangur radhët, dhe veshja e maskave do të jetë e detyrueshme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *