Dita e pestë e fushatës për zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 15 korrik

Fushata parazgjedhore për zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 15 korrik gjendet në fillimin e saj dhe derisa partitë politike dhe koalicionet, ofertat politike në terren i promovojnë me respektimin e protokolleve shëndetësore, përmes rrjeteve sociale dhe mediave publikohen “bomba” të reja dhe akuza të ndërsjella.

Në ditën e pestë të fushatës 20-ditore, kandidati i Bashkimit Demokratik për Integrim për kryeministër Naser Ziberi, para gostivarasve, porositi se Maqedonia e Veriut tani është e pjekur që të krijojë kushte të barabarta për garë, qoftë në planin politik, ekonomik, social ose tjetër. Me këtë rast, tha ai përkatësia etnike të mos jetë kriteri kyç ose i vetmi, me të cilin dikujt do t’i jepet mundësi që të shkojë përpara.

“Qëllimi i kandidaturës sime për kryetar të qeverisë është që të dërgohet porosi se Maqedonia e Veriut tani është e pjekur që të krijojë kushte të barabarta për garë, qoftë në planin politik, ekonomik, social ose tjetër. Me këtë rast, përkatësia etnike të mos jetë kriteri kyç ose i vetmi, me të cilin dikujt do t’i jepet mundësi që të shkojë përpara”, tha Ziberi.

Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa dje i vizituan fshatrat e Malësisë së Tetovës, Lisecin dhe Shipkovicën dhe e prezantuan platformën e koalcionit “Shtet për të gjithë”.

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela, theksoi nga takimet, se tash është koha për ndryshim, duke filluar nga ligji për përfaqësim të drejtë dhe adekuat, oferta ekonomike dhe zhvillimi ekonomik, si dhe ka folur për padrejtësitë që ju janë bërë shqiptarëve ndër vite të cilët nuk kanë qenë të mbrojtur denjësisht në institucione të drejtësisë:

Lëvizja BESA, si pjesë e koalicionit “Mundemi”, të cilin e udhëheq LSDM-ja, dje mbajti tribunë qytetare në Kërçovë.

“Në një shoqëri multietnike ishte i natyrshëm dhe i pritshëm ky koalicion midis LSDM-së dhe Lëvizjes Besa, ishte një hap i natyrshëm që shteti duhej ta ndërmerrte që të eliminohet folklorizmi politik nga të dy etnitë”, tha Melinda Rashidi nga BESA.

Ajo theksoi se Lëvizja Besa për herë të parë po bën një veprim pa precedent dhe se po shkon para elektoratit shqiptar me një marrëveshje të nënshkruar.

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, i cili është bartës i listës së kandidatëve të koalicionit “Mundemi” në NJZ 4, theksoi se më nuk ka hapësirë për kompromis me drejtësinë dhe se ata që kanë për obligim të akuzojnë dhe të gjykojnë, duhet të ofrojnë drejtësi, e jo ta bllokojnë.

“Më 15 korrik bëjmë pastrim me mbetjet nga regjimi në gjyqësi”, theksoi Zaev në kuadër të fushatës zgjedhore.

Ai shtoi se nëse LSDM-ja sërish formon Qeveri, gjyqësia tërësisht do të spastrohet nga gjykatësit dhe prokurorët e korruptuar.

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski porositi se pas 15 korrikut VMRO-DPMNE-ja do të tregojë se si mundet për vetëm gjashtë muaj, për secilin, për të cilin ekziston dyshim të bazuar se ka kryer krim, pa marrë parasysh a është pjesë e LSDM-së, VMRO-DPMNE-së, BDI-së apo i Aleancës, politikisht i përcaktuar apo jo, ta pret drejtësinë në derën e vet.

“Unë ju premtoj drejtësi, pa përjashtim, respektim të ligjeve, përfundoi koha e despotëve politikë. Nuk do të jetë politikani kastë e privilegjuar. Kaloi koha e moçaleve dhe dështimeve politike. Vjen koha kur Maqedonia po drejtohet. Mjaftë ishte ndjenja e qytetarëve të rendit të dytë”, deklaroi Mickoski

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *