Dita e katër nga fushata zgjedhore, partitë vazhdojnë me promovimin e ofertave politike

Partitë dhe koalicionit të cilët do të marrin pjesë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare sot vazhdojnë me promovimin e ofertave të tyre politike në terren përmes rrjeteve sociale dhe mediumeve tradiconale.

Në ditën e katërt të fushatës 20 ditore zgjedhore, karvani i Koalicionit “Mundemi” i kryesuar nga LSDM-ja do të jetë në Qendër dhe Kërçovë, ndërsa Koalicioni i VMRO-DPMNE-së “Për rindërtimin e Maqedonisë” aktivitetet zgjedhore do t’i prezantojnë para qytetarëve në Çeshinovo-Obleshevë, Zërnovci, Vinicë dhe Koçan.

Karvani i Koalicionit “Mundemi” i LSDM-së dhe Lëvizjes Besa bashkë me partitë tjera mbajtën tribunë në Tetovë. Kryetari i LSDM-së Zoran Zaev theksoi se për herë të parë qytetarët kanë mundësi që të shohin koalicion multietnik parazgjedhor e cili bashkë do të luftojë për mandat të qytetarëve dhe do të ofrojë betejë të përbashkët drejtë proceseve eurointegruese të Maqedonisë së Veriut.

“Tani duhet të jemi bashkë si asnjëherë më parë Maqedoni multientike dhe e pasur që tua lëmë nipërve si një Evropë e vogël. Tani duhet të ecim para dhe të evropianizohemi bashkë me konceptin një shoqëri për të gjithë”, theksoi Zoran Zaevi.

“Ne do të mposhtim edhe BDI-në dhe Aleancën, do të kemi dy herë më shumë vota nga VMRO DPMNE sepse njerëzit janë të lodhur nga kuazi-patriotizmi dhe nacionalizmi. Në mungesë të një oferte ekonomike, një ofertë për të ardhmen, BDI kthehet në nacionalizëm dhe fyen inteligjencën e qytetarëve. A nuk e dinë ata se janë lexuar? Edhe ata humbin nga politikat e tilla shantazhuese. Qytetarët janë ata që thonë kush do të jetë deputet, kush do të jetë ministër dhe kush do të jetë kryeministër. Ne në LSDM kemi shqiptarë dhe deputetë, kryetarë komunash dhe ministra, nuk kemi asnjë problem as për kryeministër dhe president, por ky është një vendim të cilin e marrin qytetarët. BDI, e cila nuk e futi vendin në NATO me Gruevskin, është koha që pas 17 vjetësh në pushtet të shkojë në opozitë, vetëm atëherë do të reformohen. Prandaj, tha Zaev, pas 17 vjetësh në pushtet, është i shëndetshme për shtetin, është e shëndetshme edhe për BDI të bashkohet me opozitën sepse vetëm në atë mënyrë do të reformohet.

Lideri i Besës, Bilall Kasami para qytetarëve tha se bashkë janë në këtë koalicion për shkak të vlerave në të cilat besojnë me LSDM-në.

“Së bashku luftuam për rënien e regjimit. Në vitin 2016, ranë dy të tretat e regjimit, tani ka mbetur edhe një e treta, një goditje përfundimtare për BDI dhe për të mos e kthyer atë regjim. Së bashku garantojmë se do të ketë një zhvillim të ekuilibruar real, garantojmë që Mali Sharr do të jetë park kombëtar, por gjithashtu do të zhvillojmë turizmin. Ne garantojmë infrastrukturë më të mirë, të mos ketë më deponi, të ketë ujë të pijshëm në të gjitha vendet, punësim të më shumë njerëzve në zonën ekonomike, besojmë se e ardhmja është këtu”, tha Kasami.

Gjatë vizitës së djeshme në Demir Kapi lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski porositi se në gjashtë muajt e parë nga qeverisja e VMRO-DPMNE-së do t’i jepet fund krimit.

“Atë slogan që e dëgjojmë këto ditë dhe më pas edhe në zgjedhjet lokale në vitin 2017 e më vonë edhe në zgjedhjet presidenciale në vitin 2019 ta realizojnë. Për fat të keq nuk arritën në atë që premtuan dhe prandaj ne më 15 korrik duhet t’u tregojmë ‘Keni mundur’ dhe tani do të mund nga opozita të mësoni dhe të shihni si punohet dhe si duhet shteti personal Republika e Maqedonisë”, porositi Mickoski. Ai theksoi se me kujdes e kanë krijuar çdo pasus në programin e tyre parazgjedhor.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *