. Linjë telefonike falas te Avokati i Popullit për shkeljen e të drejtës së votës – Flaka Plus

Linjë telefonike falas te Avokati i Popullit për shkeljen e të drejtës së votës

Në Zyrën e Avokatit të Popullit prej sot qytetarët do të mund të paraqesin çfarëdo shkelje të së drejtës zgjedhore në linjën telefonike falas 0800 54321. Të gjitha parregullsitë mund të lajmërohen në periudhën parazgjedhore dhe ditën e votimit.

Siç ka njoftuar, Avokati i Popullit, linja telefonike do të funksionojë çdo ditë pune nga ora 08 deri ora 16 dhe pas paraqitjeve të qytetarëve do të veprohet menjëherë, pas thirrjes ose marrjes së porosisë.

“Avokati i Popullit me qëllim të mbrojtjes të së drejtës zgjedhore të qytetarëve do të ndërmerr masa urgjente për veprim efektiv nga ana e organeve kompetente në procesin zgjedhor dhe institucione tjera të cilët janë të obliguar të sigurojnë mbrojtje të të drejtave të tyre të garantuara”, thuhet në kumtesë.