. ASHMAA: Ndalohet emetimi reklamave politike me të mitur – Flaka Plus

ASHMAA: Ndalohet emetimi reklamave politike me të mitur

Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuale me monitorimin e prezantimit mediatik zgjedhor në ditën e parë të fushatës për zgjedhjet e parakohshme parlamentare 2020, ka konstatuar se disa televizione, në kundërshtim me nenin 76 paragrafi 3 të Kodit Zgjedhor, kanë emetuar reklamim të paguar politik ku marrin pjesë të mitur.

Nga Agjencia, në kumtesën e sotme, përkujtojnë se për përmbajtjen e reklamimit të paguar politik përgjegjësia është te porositësit, por radiodifuzerët janë përgjegjës për ligjshmërinë e emetimit të tyre. Prej atje, bëjnë apel në kumtesë, radiodifuzerët menjëherë të ndalojnë t’i emetojnë këto spote, ndërsa pjesëmarrësit në fushatën zgjedhore ta harmonizojnë reklamimin e paguar politik të tyre me ligjet.

“Radiodifuzerët kanë përgjegjësi redaktuese për çdo vendim të emetojnë ndonjë përmbajtje në servisin e tyre programor. Për këtë duhet me kujdes t’i kontrollojnë të gjitha përmbajtjet dhe të refuzojnë t’i emetojnë ato me të cilat shkelet jo vetëm Kodi Zgjedhor, por edhe të Ligjit për shërbime mediatike për audio dhe audiovizuale. Kjo veçanërisht ka të bëjë në ndalesat e veçanta të nenit 48, ku bien edhe nxitja dhe përhapja e diskriminimit,  intolerancës dhe urrejtjes mbi të cilën ka qenë e ndaluar baza diskriminuese”, qëndron në kumtesën e Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuale.