. Janushev: Premtojmë punë, qartësi dhe të ardhme – Flaka Plus

Janushev: Premtojmë punë, qartësi dhe të ardhme

Bartësi i listës për deputetë në njësinë zgjedhore 3, nga radhët e koalicionit “Ripërtëritja e Maqedonisë” të udhëhequr nga VMRO-DPMNE-ja, Igor Janushev, në ditën e parë të fushatës zgjedhore tha se “do të jetë real dhe i sinqertë si çdoherë”.

“Këto 21 ditë do të jenë finalja e një beteje për kthim të shtetit në duart e popullit dhe marrja e kontrollit ndaj fateve tona. Pamë se si nuk duhet dhe si Zaev është i paaftë të reflektojë çfarëdo rezultati. Këta njerëz sundojnë me mashtrim dhe krim. Shtet në të cilin njeriu i parë është zhvatës i amnistuar, ndërsa drejtorët e tij i shohim me grumbull parash me mitmarrje. Kjo duhet të ndalojë” tha Janushev.

Ai po ashtu shtoi se në këto zgjedhje është shumë me rëndësi të votohet, sepse sipas tij, vetëm vota do të thotë qëndrim për ndryshim ndaj më të mirës, e nëse nuk votohet, tha se do të shpërblehet gjithçka që është parë deri më tani, e këtu Jnaushev përmendi “vrasës të cilët lihen të lirë, zhvatës të cilët kalojnë të pandëshkuar, drejtorë me mito në duar, kurriz të lakuar, dhe indentitet të ndërruar, platforma të huaja dhe interesa personale”.

Për këtë arsye, shtoi ai, me sloganin “Drejtohu Maqedoni! Zgjedh ripërtëritje!” do të vijnë suksese, drejtësi dhe më shumë para për secilin. Vetëm kështu së bashku do të sjellim suksese, drejtësi dhe më shumë para për secilin, përfundoi ai.