Izet Zeqiri dhe Zamir Dika janë kandidatë për Kryeminisër Shqiptar?

Flaka Plus nga burime të besueshme mëson që kandidatë potencial për Kryeministrin Shqiptar janë dy profesorët universitar Izet Zeqiri dhe Zamir Dika

Gjithmonë sipas këtyre burimeve, këto dy emra përmendet si kandidatë më serioz për t’u nominuar si kandidatë për kryeministër për garën elektorale të 15 Korrikut.

Por, gjithçka do të dihet sot në ora 13:00 nga Prespa. BDI sot fillon tubimin qendror në Prespë dhe se në këtë tubim hapës do të bëj të ditur edhe emrin e kandidatit për kryeministër shqiptar.

Konventa fillon në ora 13:00 dhe do të mbahet pranë pushimores Pretor, në ambient të hapur.

“Kështu para dhjetë ditësh u shpreh lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ndërsa shpalosi idenë për kryeministrin e parë shqiptar. Në një paraqitje para opinionit, Ahmeti premtoi se në ditën e parë të fushatës, në Konventën e Prespës, do të shpaloset edhe emri i kandidatit të parë shqiptar për kryeministër, ndërsa tha se beson se kjo do të realizohet.

Sot në Konventën e Prespës, në Njësinë e pesë zgjedhore, ku BDI-së promovon kandidatët për deputetë, lideri Ali Ahmeti do të publikojë edhe emrin e kryeministrit të parë shqiptar, ndërsa shënohet edhe fillimi zyrtar i fushatës zgjedhore për zgjedhjet e 15 korrikut.

Së bashku, ne do të shkruajmë historinë për ta bërë ardhmërinë. Së bashku mund t’i tregojmë botës, se vendi ynë mund të jetë me të vërtetë një shoqëri, ku të gjithë mund të realizojnë ëndrrat e tyre dhe të ndjehen të barabartë. Një vend ku një shqiptar ose një shqiptare mund të bëhet Kryeministër dhe të jetë udhëheqës i denjë që garanton partneritetin e përhershëm me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Europian. Kjo është ajo që dua t’u mundësojë fëmijëve dhe nipërve e mbesave tona: Besimi se ne mund të arrijmë gjithçka që ëndërrojmë”, u pat shprehur Ahmeti me rastin e propozimit të idesë për kryeministrin e parë shqiptar.”, thuhet në komunikatën e kësaj partie. Flaka Plus

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *