Rama: Nuk ka 15 kushte për negociatat, ja çfarë thotë përfaqësuesja e KE-së

Kreu i qeverisë Rama ka postuar në rrjetin social një pjesë të fjalës së mbajtur nga Genoveva Calavera gjatë mbledhjes së djeshme në PE, ku u diskutua gjerë për negociatat dhe procesin e integrimit të Shqipërisë në BE.

Rama thotë se nuk ka 15 kushte për çeljen e negociatave dhe politikanët në Shqipëri nuk ‘duhet ta këndojnë’ një gënjeshtër të tillë.

“Për të gjithë ata që e këndojnë apo e përsërisin pasi e dëgjojnë, këngën e 15 kushteve për nisjen zyrtare të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian, nuk ka 15 kushte dhe kush e përsërit atë këngë ka thjesht qëllimin politik të luftës qorre me qeverinë… Zonja Calavera flet në emër të Komisionit Europian”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *