. Ja sa raste të reja me COVID-19 në Maqedoni gjatë 24 orëve të fundit – Flaka Plus

Ja sa raste të reja me COVID-19 në Maqedoni gjatë 24 orëve të fundit

Në 24 orët e fundit, nga 1 363 teste në gjithë territorin e vendit, janë regjistruar 118 të infektuar të ri me Covid-19, ndërsa janë regjistruar katër të vdekur – që të katër nga Shkupi.

Sërish, me numër të infektuarish kryeson Shkupi me 55 raste, Tetova 20, Kumanova 9, Ohri 9, Prilepi 4, Gostivari 4, Shtipi 1, Dibra 1, Gjevgjelia 1, Strumica 2, Resnja 5, Kërçova 1, Sveti Nikolla 1…

Brenda 24 orëve janë regjistruar 74 pacientë të shëruar. Në Shkup janë regjistruar 37 të shëruar, në Shtip 3, Prilep 5, Tetovë 24, Veles 1, Gostivar 4.

Sipas statistikave të fundit, gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë 4 pacientë me koronavirus, të gjithë nga Shkupi. Viktimat janë mes moshës 58 dhe 73 vjeçe.