Bexheti: Kryeministër shqiptar mund të bëhet me koalicion të partive

Analisti Nuri Bexheti e sheh si vështirë të realizueshme idenë e BDI-së për kryeministër shqiptar.

Bexheti në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se në Kushtetutën e Maqedonisë nuk shkruan nëse lejohet apo ndalohet të ketë kryeministër shqiptarë.

“Në rrafshin teorikë ajo bën por në rrafshin praktik nuk realizohet”, tha ai.

Bexheti thotë se është gabim që asnjëherë partitë shqiptare nuk kanë dërguar zëvendëskryeministra liderët e tyre por kanë dërguar njerëz me pak peshë.

Analisti thotë se ideja e propozuar nga BDI për kryeministër shqiptar është bërë për efekt elektoral por që sipas tij nuk është e keqe.

“Edhe për Talat Xhaferin thoshin se nuk mund të bëhet kryparlamentar por që u bë me disa kushtëzime të votave”.

Bexheti thotë se një kandidat për kryeministër i propozuar nga një parti puro-shqiptare vështirë se mund të bëhet por sipas tij një kryeministër shqiptarë mund të bëhet me ndonjë koalicion të madh parazgjedhor mes partive shqiptare dhe atyre maqedonase.

“Si ide është e lakmueshme, ata duan të arrijnë efekt elektoral por vështirë e realizueshme”, tha ndër të tjera Nuri Bexheti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *