. Zbuloni rrugën e duhur për pastrimit e dyllit të veshit – Flaka Plus

Zbuloni rrugën e duhur për pastrimit e dyllit të veshit

Dylli i veshit, sado i pakëndshëm të jetë është një pjesë integrale e shëndetit të organizmit. Akumulimi i qelizave të lëkurës, vajrave dhe grimcave të tjera e mbron veshin nga bakteret dhe myku. Për më tepër, dylli e mban veshin të pastër dhe të lëmuar. Veshi i një njeriu të shëndetshëm vetëpastrohet nga dylli, por tek të moshuarit, dylli i veshit mund të lëjë pasoja serioze shëndetësore. Sipas ekspertëve, prania e dyllit në vesh është normale dhe e shëndetshme. Por nëse dylli merr përmasa përtej normales, atëherë situata nuk është e mirë.

Ndikimi I Dyllit Të Veshit Tek Të Moshuarit
Të moshuarit përballen më shumë me akumulimin e tepërt të dyllit të veshit. Kjo ndodh për arsye të ndryshme. Së pari, kujdesi dhe higjena personale tek kjo kategori është më e e pakët, gjë që nxit akumulimin e tepërt të dyllit të veshit. Tek të moshuarit, dylli është i përtharë dhe krijon një lloj tape bllokuese për veshin.

Pasojat E Akumulimit Të Tepërt Të Dyllit Në Vesh
Studimet, të cilave i referohet AgroWeb.org paralajmërojnë se akumulimi i tepërt i dyllit në vesh ndikon në cilësinë e dëgjimit dhe shkakton probleme me ekuilibrat. Njerëzit që vuajnë nga ky problem kanë marramendje dhe prishje të ekuilibrit. Kjo ndodh sepse veshi luan një rol të rëndësishëm në ekuilibrin e njeriut. Mekanizmat në veshin e brendshëm dërgojnë sinjale tek truri që rregullojnë lëvizjen e trurit. Nëse të moshuarit preken nga kjo prishje ekuilibrash, ata e kanë më të lehtë të rrëzohen e të pësojnë fraktura të rënda, e më të vështirë të shërohen prej tyre. Ekspertët shpjegojnë se dylli i tepërt në vesh shkakton edhe humbje të dëgjimit, sklerozë apo rënie të aftësive mendore. Nga ana tjetër, aparatet e dëgjimit që përdoren nga të moshuarit e përkeqësojnë situatën me dyllin e veshit. Humbja e dëgjimit si pasojë e dyllit të veshit dhe jo vetëm, ndikon edhe tek humori dhe mund të shkaktojë depresion.

Si Të Zgjidhni Problemin E Dyllit Të Veshit
Sipas këshillave mjekësore, të cilave i referohet AgroWeb.org thonë se njerëzit nuk duhet të përdorin kunjat e veshit për pastrimin e dyllit. Ato janë gjëja më e keqe që njeriu mund të fusë në vesh. Mjekët rekomandojnë ujë të ngrohtë gjatë dushit dhe tharje me peshqir pas tij. Për njerëzit që vuajnë nga dylli i tepërt, zgjidhja vjen vetëm tek mjeku.