. Zbulohet mozaiku i epokës romake nën vreshtat në Itali – Flaka Plus

Zbulohet mozaiku i epokës romake nën vreshtat në Itali

Një dysheme mozaiku e epokës romake është zbuluar më në fund në veri të Italisë pas disa dekadash kërkimi.

Kujdestarët e komunës së Negrar di Valpolicella në veri të Veronës, publikuan pamjet pllakave të ruajtura mirë nën disa metra tokë.

Zyrtarët thanë se studiuesit kishin zbuluar gjurmë të një vile romake më shumë se një shekull më parë. Teknikët po vazhdojnë gërrmimet në vendin e zbulimit për të parë masën e ndërtesës së lashtë.

Në imazhet e postuara shiheshin si mozaiku i ruajtur në gjendje të përkryer ashtu si dhe themelet e vilës.

Një deklaratë në faqen e komunës thuhej se më në fund kërkuesit kishin bërë zbulimin pas disa dekadash kërkimi.

Aty shtohej se teknikët kishin nevojë për “burime të konsiderueshme” për të përfunduar punën e tyre dhe autoritetet u zotuan të jepnin të gjithë mbështetjen e nevojshme për vazhdimin e gërmimeve.

Pompeii – qyteti roman i varrosur nga shpërthimi i vullkanit të Vezuvit, është rihapur vetëm kësaj jave pas izolimit prej koronavirusit.