​Koronavirusi prek më së shumti burrat që kanë këtë lloj sëmundjeje

Edhe pse dikush mund të infektohet me Covid-19, duket se kjo sëmundje prek më së shumti burra të moshuar me sëmundje kronike, tregon një studim i ri.

Studimi i publikuar sot në “European Journal of the Heart”, zbulon se burrat me sëmundje të zemrës kanë një përqendrim më të lartë të enzimës së caktuar në gjak, e cila konverton ACE2, sesa gratë me sëmundje të zemrës, raporton CNN.

Përqendrimet më të larta të ACE2 mund të çojnë në rritjen e prekshmërisë ndaj koronavirusit, thonë autorët e studimit.

“ACE2 është një receptor në sipërfaqen e qelizës. Ai lidhet me virusin korona dhe lejon që të hyjë dhe infektojë qelizat e shëndetshme pasi të modifikohet nga një proteinë tjetër në sipërfaqen e qelizave”, tha Adrian Vors, profesor i kardiologjisë në Qendrën Mjekësore Universitare Groningen në Holandë, i cili drejtoi studimin.

Top Channel