Teknikat më të mira të frymëmarrjes – rezultate më të mira

Praktikoni teknikën e frymëmarrjes dhe do të bëni dallim të madh në performancën tuaj dhe në eliminimin e kalorive

Gjatë treningut, oksigjeni është karburant për muskujt tuaj: Sa më shumë të merrni oksigjen, aq më lehtë do të vraponi, pesha më të mëdha do të ngrini etj. Mirëpo, nuk është poenta sa oksigjen keni thithur, por sa është absorbuar.

Është me rëndësi të veçantë sa oksigjen është liruar në organizëm, sepse varet se sa mirë janë të furnizuar muskujt, transmeton Telegrafi.

Marrja frymë me hundë dhe marrja frymë me gojë

Nëse zgjoheni me buzë të thata, është dëshmi që kur flini gjumë merrni frymë me gojë. Me frymëmarrjen me gojë rritet shpejtësia e frymëmarrjes.

Ajri është i koncentruar në pjesët e sipërme të mushkërive ndërsa koncentrimi më i madh i gjakut më ulët, me çka oksigjenimi përmirësohet për 15%.

Ata të cilët marrin frymë me gojë, kanë gjumë të lehtë dhe më shumë gërhasin, gjithashtu, përjetojnë apne gjatë gjumit (ndërprerje e frymëmarrjes për një moment) – gjë që rrezikon efektet e treningut.

Dyoksid karboni ndikon si katalizator i hemoglobinës dhe liron oksigjenin në muskuj. Me fjalë të tjera, ju nevojitet ai gaz në mënyrë që oksigjeni të arrijë deri te këmbët e dhembshme. Mirëpo, frymëmarrja shumë intensive eliminon dyoksid karbonin nga mushkëritë dhe gjaku.

Është ironike, që frymëmarrja sa më intensive, më pak oksigjen arrin deri te destinacioni. Nga ana tjetër, frymëmarrja më e qetë dhe më e kontrolluar është e lidhur me vlerat më të mëdha të oksigjenit në qeliza, gjë që implikon që oksigjenimi i gjakut dhe i muskujve të jetë më i mirë.

Pra, frymëmarrja me hundë është efikase, mirëpo kur gjendeni në serinë e katërt të burpit është më se e sigurt që bëheni dukshëm më të ndjeshëm ndaj dyoksid karbonit – trupi përpiqet që automatikisht të lirohet nga gazi i vet.

Provoni testin e ndjeshmërisë

Merrni frymë me hundë, mbani frymën dhe numëroni sa sekonda kalojnë deri te frymëmarrja e ardhshme. Nëse rezultati juaj është nën 25 sekonda, rreziku është më i lartë që lodhja e muskujve të shfaqet shumë më herët.

Qëllimi është që midis frymëmarrjeve të kalojnë 40 sekonda.

Këtë kohë mundeni ta ushtroni me mbajtjen e ujit në gojë derisa ushtroni – pastaj koha midis frymëmarrjeve do të rritet drastikisht.

Ndoshta ju tingëllon tepër mirë për të qenë e vërtetë, mirëpo koha në të cilën jetojmë kërkon zgjidhje dhe korrigjime të shpejta – këtë mbase e dini që mund ta përmirësoni edhe shëndetin.