A mundet coronavirusi të mbijetojnë në produktet e grimit?

Aktualisht mund të themi që të gjithë jemi të preokupuar me dezinfektimin e gjërave gjë që është normale në rrethanat aktuale për shkak të coronavirusit. Mirëpo, si t’ia bëjmë me produktet e kozmetikës zbukuruese, siç janë ato të cilat i përdorim për grim?

Pas kthimit në shtëpi hapësirën tonë jetësore e ndajmë në dy pjesë: në zonë të kontaminuar dhe në zonë të pastër.

Në zonën e kontaminuar do të duhej t’i lëmë të gjitha gjërat të cilat i kemi bartur me vete dhe në vete.

– Nuk mundemi të themi shumë mbi coronavirusin kur është fjala për produktet e grimit. Mirëpo ajo që është fakt është që virusit i duhet një vatër në mënyrë që të shumohet, andaj nuk mund të jetojë gjatë, për dallim nga bakteret – ka shpjeguar për revistën InStyle ekspertja e viruseve Angela Rasmussen, transmeton Telegrafi.

Pas larjes dhe dezinfektimit të duarve, do të duhej t’i sterilizojmë mirë gjërat dhe vetëm pastaj t’i kalojmë në zonën e pastër.

Ajo ka thënë që është me rëndësi edhe që rregullisht të pastrohen brushat e grimit, t’u kushtohet kujdes bishtave të tyre, por nuk do të ishte keq as brendia e produkteve të grimit të spërkatet me alkool medicinal.

Grimi, por pa e provuar

Të gjithë atyre të cilët në periudhën e ardhshme shkojnë në dyqane grimi këshillohen që assesi të mos përdorin mjetet e grimit, sepse ekziston mundësia që i ka përdorur personi i infektuar.