. Leopardi dembel që fle në pemë, habit gjyqtarët e kompeticionit të fotove – Flaka Plus

Leopardi dembel që fle në pemë, habit gjyqtarët e kompeticionit të fotove

Një leopard që merr një gjumë të vogël mbi një degë peme, ishte fituesi i kompeticionit të fotove të botës së egër në rrjetin ViewBug.

Çmime të rëndësishme fituan gjithashtu dhe katër zebrat që reflektoheshin në një pellg uji.

Çdo vit mijëra turistë vërshojnë në udhëtime në rezervatet afrikane me shpresën për të kapur imazhin e përkryer të botës së egër.

Por janë shumë të paktë fotografët që godasin në shenjë me foto të pabesueshme të kafshëve në ambjentin e tyre natyral.

Viewbug është një komunitet fotografësh që ndjell bashkëpunim dhe shpërblen kreativitetin. Platforma online u jep krijuesve mjetet për të ndarë punën e tyre dhe rritjen e audiencës globale.

Çdo vit rrjeti mban konkurse fotografie me kontribute nga amatorë dhe profesionistë nga e gjithë bota.