. Zebra fatkeqe/ Nuk i shpëton dot sulmit të krokodilit – Flaka Plus

Zebra fatkeqe/ Nuk i shpëton dot sulmit të krokodilit

Një zebra e pafat u copëtua nga një prej krokodilëve të uritur që prisnin në shtratin e një lumi në Kenia.

Megjithse ngjarja nuk është diçka e rallë në botën e egër, një fotograf indian rastisi aty për ta dokumentuar ritualin.

32 vjeçari Nimit Virdi, nga Wellington, Indi, kapi momentin tragjik për zebrën, teksa shihte tufën e tyre duke pritur momentin më të mirë për të kaluar në anën tjetër të lumit Mara.

Kështu që një nga zebrat më të rënda e më të guximshme, rreth 380 kg, vendosi të jepte shembullin, por rezultoi fatal pasi krokodili po e priste për ta shqyer.

Ai thotë se ngjarja ishte emocionuese për t’u parë.

“Krokodili e vrau menjëherë. Ne ishim në anën tjetër në një distancë të vogël. Në botën e egër mund të presësh çdo të papritur. Në një sekondë mund të ndryshojë gjithçka”.

Nimit thotë se ishin rreth 1,000 zebra duke pritur të kalonin dhe ai kishte pritur rreth dy orë derisa ato të vendosnin të tentonin. Në ujë nuk kishte asgjë sapo kafshet u futen, për disa minuta rreth 10 krokodilë ishin afruar. Krokodilët lëvizin më shpejt se zebrat në ujë dhe peshojnë rreth 600 kg.