Këtë lule duhet patjetër ta keni në kopshtin tuaj këtë verë: Nuk ka njeri që nuk i pëlqen Qielli i natës!

Lulja më e popullarizuar për kultivim në ballkone dhe kopshte është petunia

Kjo lule është shumë e lehtë për ta kultivuar, e përballon mirë motin e nxehtë dhe lulëzon gjatë gjithë verës.

Deri tani kemi parë petunia ngjyrë vjollce, mirëpo ky lloj i njohur si Qielli i natës thjesht na mahnit.

Petunia është një bimë që vjen nga Brazili që dhe që rritet me shpejtësi. Lulet e saj mund të jenë në ngjyra të ndryshme, nga e verdha tek e kuqja dhe nga e bardha tek vjollca e errët, transmeton Telegrafi.

Petunia është bimë njëvjeçare e cila lulëzon që nga ngricat e para. Petunia Qielli i natës zakonisht lulëzon në ditët e para verore dhe zgjat deri vonë në vjeshtë.

Është e nevojshme që këtë lule ta mbillni në një vend i cili ka së paku 6 orë rreze të drejtpërdrejta të diellit. Në të kundërtën mund të ndodhë që petunia juaj të çelë më pak.

Kjo lule e përballon mirë thatësinë. E do ujitjen, mirëpo dheu patjetër duhet të jetë i drenazhuar mirë.

Ujiten çdo ditë gjatë verës. Pasi që ka nevojë për mjaft energji për të lulëzuar çdo ditë, kushtoni kujdes që ta ushqeni me pleh të lëngshëm.

Hiqjani rregullisht lulet e tepërta në mënyrë që petunia të mund të përtërihet dhe të lulëzojë, por edhe të duket bukur. /Telegrafi/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *