Qofte të pjekura në oriz

e një mënyrë ndër qindra të tjera të përgatitjes së qofteve…

Përbërësit:

– 600 g mish të bluar;
– 3 qepë;
– 1 gotë ajkë të thartë;
– kripë;
– piper;
– 1 simite bajat;
– 0,5 dl qumësht;
– majdanoz;
– 2 thelpinj hudhre;
– vaj;
– 200 g oriz;
– rigon.

Përgatitja:

Simiten njomeni në qumësht.

Mishit shtoni 1 qepë të grirë imët dhe thelpinjtë e hudhrës, të fërguar në vaj, kripë, piper, majdanozin e kulluar dhe simiten e thërrmuar.

Të gjitha përzieni dhe formoni qoftet.

Në vaj fërgoni 2qepë. Në enën për pjekje qitni qepët e fërguara dhe 200 g oriz.

Masën fërgojeni, pastaj sipër saj radhisni qoftet, qitni sipër 2 dcl ujë dhe piqni në furrë 35 minuta në 200 gradë celsius.

Nxirreni nga furra dhe tundni 2 vezë dhe ajkën, qitni sipër qofteve, qitni rigonin dhe kthejeni në furrë edhe 15 minuta që të piqet.

Shërbejeni të ngrohtë me sallatë sezoni…

Ju bëftë mirë!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *