Antipastë me fruta nga furra

Përbërësit 4 PERSONA

2Speca të kuqe
2Domate
2Patëllxhana
3Karrota
1Qepë
1Limon
1Portokall
2Thelpinjë hudhre
1Lugë çaji kripë
100mlVaj ulliri
Piper
Erëza

Përgaditja

Hapi 1

E ngrohni furrën në 180°C

Hapi 2

I pastroni specat, i’u largoni farat dhe i preni në formë të rrumbullakët.

Hapi 3

I pastroni domatet dhe i preni në feta.

Hapi 4

Patëllxhanat dhe karotat i preni në feta përafërsisht 1cm.

Hapi 5

Qepët i preni në feta përafërisht 0.5cm.

Hapi 6

E shtrydhni limonin dhe porokallin

Hapi 7

E qëroni hudhrën dhe e shtypni

Hapi 8

E përzieni vajin e ullirit, kripën, piperin, lëngun e limonit dhe portokallit me hudhëra.

Hapi 9

E vendosni një letër për pjekje në tavë, i rendisni perimet dhe shtoni erëza dhe e pjekni në furrë për rreth 25 minuta duke e rrotulluar 2 herë.

Hapi 10

E copëtoni brozilokun dhe shtojnai perimeve të pjekura.

Hapi 11

E shërbeni të vakët ose të ftohtë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *