Domate të mbushura

Përbërësit / PERSONA

6copa bukë tosti me gjalpë
2 Thelpinjë hudhre
30gr Gjalpë e ëmbël
Piper
10 Domate
250gr Dajth Mozzarella
8 bishta (copë) barishtesh të llojllojshme

Përgaditja

Hapi 1

Preni gjalpën në kube të vogla, qëroni dhe grini hudhrë dhe përzieni me gjalpë.

Hapi 2

Vendosni gjalpën në tigan dhe fërgoni bukën e prerë në kubëza, në gjalpë. Shtoni hudhrën dhe fërgoni lehtë edhe për pak kohë. Shtoni kripë dhe piper. Më pas i vendosni tostët në letër kuzhine (që të thahen nga yndyra)

Hapi 3

Pastroni domatet dhe preni vetëm pjesën e sipërme (kapakun). Heqni brendinë e domateve me lugë dhe shtoni brenda kripë dhe piper.

Hapi 4

Preni djathin Mozzarella në copa të vogla. Preni edhe barishtet në rrathë. Përzieni të dyjat me kubet e bukës së tostit dhe mbushni domatet. Vendosni sipër “kapakët” e domateve.

Hapi 5

Rrotulloni në skarë domatet për rreth 10 minuta deri sa të zbutën dhe të shkrihet djathi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *