. Burger Angus me kos dhe kopër turshi – Flaka Plus

Burger Angus me kos dhe kopër turshi

Përbërësit 4 PERSONA

1 Trangull
¼ Filxhan erëza sezonale
Lëng limoni – nga gjysmë limoni
30ml Vaj ulliri
1 lugë çaji sheqer i rafinuar
100gr Djath feta
150gr Kos i ftohtë grek
2 Gjethe sallate
2 Domatina
500gr Qofte me mish viçi
4copë bukë tosti (gruri)
Kripë dhe piper

Përgaditja

Hapi 1

Lani mire trangullin dhe preni skaje. Përgjysmoni gjatësinë dhe hiqni bërthamat. Prisni trangullin në feta të holla. Shtoni kopër. Hapi 2

Shtoni 2 lugë lëng limoni, vaj ulliri dhe sheqer në tranguj. Gjithashtu i shtoni edhe erëzat sezonale. Hapi 3

Grimëconi djathin feta dhe përzieni me kos. Shtoni erëzat sezonale, kripën, piperin dhe lëngun e limonit. Pastroni gjethet e sallatës. Pastroni dhe preni domatinat në feta të holla. Hapi 4

Qoftet e viçit i skuqni në tigan të nxehtë për rreth 1-2minuta deri sa të fërgohen mirë. Hapi 5

Ndani bukën e tostit në dy pjesë dhe vazhdoni të renditni përbërëait sipas dëshirës. Mbuloni në fund me gjethe marule dhe vendosni pjesën e sipërme të bukës sipër. Mund të shërbehet me sallatë të freskët.