. Gjarpër nga dredhëzat dhe bananet – Flaka Plus

Gjarpër nga dredhëzat dhe bananet

Përbërësit 4 PERSONA

200gr boronica
250gr dredhëza
150gr ajkë e ëmbël (krem kuzhine)
1 limon i vogël
4 banane
Rrëmojsa apo hellë të vegjël

Përgaditja

Hapi 1

Pastroni mirë dredhëzat dhe boronica.
4 dredhëzave ia leni gjelbrimin dhe nuk i preni, të tjerave ia hiqni dhe i preni në rrathë rreth 1cm. (foto)

Hapi 2

Preni bananet në rrathë sikur dredhëzat dhe spërkatini me lëng limoni që të mos nxihen dhe menjëherë filloni nga gjelbrimi i dredhëzës të rradhisni në pjatë të madhe nga një rreth banane, një dredhëz e kështu me rradhë. Nga një copë dredhëze formoni gjuhën e gjarprit. Në një kupë qelqi vendosni ajkën e ëmbël duke e dekoruar me boronica dhe dredhëza. Përdorni dy rrëmojsa për t’ia vendosur sytë e gjarprit me boronica.