. Sallatë dimrore frutash – Flaka Plus

Sallatë dimrore frutash

Përbërësit 

4-5 copëPortokall
1Shegë
1 lugë gjelleMjaltë
2 lugë gjelleLëng i freskët portokalli
1 lugë çajiSheqer vanilje
500grJogurt (i ëmbël) ose krem për ëmbëlsira
Pluhur kokosi

Përgatitja

Hapi 1

Pastroni dhe qërroni mirë frutat. Hiqni lëkurë dhe bërthamat, merrni vetëm pjesën e frutit. Preni portokallin në copa më të vogla. Vendosini në një enë.

Hapi 2

Në një enë të vogël përzieni së bashku lëngun e portokallit, mjaltën dhe sheqerin e vaniljes dhe hedhjani sipër frutave.

Hapi 3

Merrni katër gota ose kupa qelqi ku do të shërbeni sallatën. Vendosni jogurtin ose kremin për ëmbëlsira në të katër gotat barabartë. Gjithashtu edhe frutat ndani në katër vende të barabarta dhe i hedhni sipër jogurtit.

Hapi 4

Përfundoni sallatën duke i vendosur pluhur kokosi sipër.