. Ëmbëlsirë me molla – Flaka Plus

Ëmbëlsirë me molla

Përbërësit 

4Molla
2Ve
1 1/4 gotë sheqersheqer
1 gotëQumësht
1/2 gotëvaj
3 gotaMiell
1 pakoPluhur për pjekje
1 pakoSheqer vanilje
1/2 pakoKanellë pluhur (5gr)
1/2 gotëUjë

Përgatitja

Hapi 1

Pastroni, qërroni dhe grini me rende mollat. Shtoni ujin dhe 4 lugë sheqer. Zieni ato deri sa të zbuten mirë dhe më pas i shtoni kanellën.

Hapi 2

Në anën tjetër, në një enë plastike filloni të përgatisni brumin e ëmbëlsirës. Vendosni vezët dhe 1 gotë sheqer, përzieni mirë dhe shtoni qumështin, vajin, miellin, pluhurin për pjekje dhe sheqerin e vaniljes. Përzieni mirë deri sa të bashkohet tërë masa.

Hapi 3

Lyeni tepsinë për ëmbëlsira (formë rrethore, madhësi e vogël) me pak vaj. Shtroni në tepsi gjysmën e brumit, shtoni mollat dhe sipër mollave shtoni pjesën e mbetur të brumit.

Hapi 4

Ëmbëlsira piqet per rreth 15minuta në 200gradë Celsius.

Në fund e pluhurosni me sheqer pluhur.