. Flamurët e vendeve të prekura projektohen në majën e alpeve zvicerjane, në mesazh shprese ndaj koronavirusit – Flaka Plus

Flamurët e vendeve të prekura projektohen në majën e alpeve zvicerjane, në mesazh shprese ndaj koronavirusit

Flamuri amerikan mbuloi dje majën e famshme të Matterhorn në alpet zvicerjane në një seri iluminimesh gjigande për të shpërndarë mesazhin e shpresës e forcës kundër epidemisë së koronavirusit.

Artisti i njohur zvicerjan i ndriçimit Gerry Hofstetter, 58 vjeç, ka ndriçuar majën rreth 5000 metra të lartë me ngjyrat e flamurëve të botës që prej 24 marsit.

Në një deklaratë nga pika turistike e Zermatt Matterhorn thuhej: “Aktualisht SHBA është vendi më i prekur nga pandemia COVID-19 prandaj mendimet tona janë me popullin amerikan në këtë kohë të paprecedentë.

“Mesazhi ynë është ai i shpresës dhe forcës. Mezi presim të takohemi përsësi në bazën e Matterhorn, jemi të gjithë bashkë në këtë”.
Më 10 prill në majën e lartë ishte projektuar flamuri britanik dhe deklarata e Zermatt përmendte lidhjen e thellë të alpinistëve britanikë me malin, të cilët kishin nisur turisin në këtë zonë.