. Supë domatesh – Flaka Plus

Supë domatesh

Përbërësit 

1 ½ kgDomate
4 lugë gjelleGjalpë
3 thelpinjëHudhër, e grirë
2 filxhanaSupë pule
¼ filxhanBorzilok i copëtuar i freskët
1/3 filxhanFilxhan krem kuzhine
Kripë dhe piper i zi

Përgatitja

Hapi 1

Pastroni dhe preni të gjitha perimet.

Zieni supën e pulës në një tenxhere dhe lëni me një anë.

Gjalpin vendoseni që të shkrihet në një tenxhere tjetër,  ndërsa domatet e copëtuara i bluani me blender.

Hapi 2

Në gjalpën e shkrirë shtoni hudhrën e grirë, përzieni për 30sekonda dhe shtoni domatet e bluara dhe supën e pulës të zier. zieni së bashku deri sa të vloj.

Hapi 3

Shtoni gjysmën e borzilokut dhe kriposni me kripë dhe piper sipas dëshirës.

Hapi 4

Servoni supën e përgatitur në pjata dhe zbukuroni atë me kremin e kuzhinës dhe gjysmën e sasisë së mbetur nga borziloku.