Domatina me Mozzarella – Antipastë

Përbërësit 

12Domatina
200grDjath Mozzarella
12 gjetheBorziloku
Vaj ulliri
Uthull balsamike
Kripë
12Shkopinjë të vegjël druri

Përgatitja

Hapi 1

Pastrojmë mirë domatinat dhe gjethet e borzilokut.

Domatinat i ndajmë në mes.

Hapi 2

Prejmë djathin Mozzarella në 12 kube të vogla të madhëisë së domatinave.

Hapi 3

Në shkopinjtë e drurit radhisim sikur në foto domatinën djathin dhe në fund sipër gjethen e borzilokut.

Hapi 4

Në një kupë qelqi përziejmë pak vaj ulliri, pak uthull balsamike dhe kripë.

Përmbajtjen ia hedhim sipër antipastave të përgatitura.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *