. Mister më i madh kozmik, shumë pranë zbardhjes! – Flaka Plus

Mister më i madh kozmik, shumë pranë zbardhjes!

Yjet, galaktikat, planetët, pothuajse gjithçka që përbën jetën tonë të përditshme i detyrohet ekzistencës së saj një fenomeni të çuditshëm kozmik.

Natyra e këtij fenomeni, i cili e lejoi materien të mbizotërojë Universin në kurriz të antimateries, mbetet një mister. Tani, rezultatet e një eksperimenti qe do të kryer në Japoni mund të ndihmojnë studiuesit të zgjidhin enigmën – një nga më të mëdhatë e shkencës: mënyrës sesi veprojnë grimcat e materies dhe antimateries.

Bota që njohim ne, përfshirë të gjitha objektet e përditshme që mund të prekim – është e përbërë nga materia. Blloqet themelore të saj janë grimcat nën-atomike, si elektrone, neutronet e kuarkët që kombinohen për të formuar hadronet.

Çdo pjesëz e zakonshme subatomike e materies ka një “korespondent” të saj të antimateries. Sot në Univers, është materia që gjendet kudo, por dikur nuk ka qenë kështu. Mendohet se Big Bang-u duhet të kishte krijuar materie dhe antimaterie në sasi të barabarta. Kur një grimcë e materies takon korespondenten e saj të krahut tjetër, ato shkatërrojnë njëra tjetrën, dhe zhduken në një flesh drite. Fizikantët mendojnë se arsyeja përse ka më shumë materie mund të gjendet tek vetitë fizike të neutrove dhe anti-neutroneve. Këtu do të fokusohet dhe eksperimenti japonez, pasi studimet e mëparshme duket e kanë anashkaluar një vëzhgim të tillë dhe ndikimin e neutroneve tek sundimi I materies, ndërkohë që mendohet se ai mund të jetë çelësi i misterit.