. Pse po shohim kaq shumë ëndrra të këqija, në këto ditë karantine? – Flaka Plus

Pse po shohim kaq shumë ëndrra të këqija, në këto ditë karantine?

Teksa gjendemi në kushte të pazakonta karantinimi, na ndodh të përjetojmë më shpesh se zakonisht ankth gjatë gjumit, ashtu siç nuk mungojnë edhe makthet.

Lexuesja e ëndrrave, Jane Teresa përpiqet të na tregojë diçka më shumë rreth shkaqeve të kësaj situate jo fort të këndshme dhe si ta tejkalojmë.

Ajo shpjegon se ëndrrat procesojnë përvojat tona të vetëdijshme dhe të pavetëdijshme gjatë një apo dy ditëve të fundit dhe i krahason ato me përvojat e ngjashme nga e kaluara jonë. Është me rëndësi t’i pranoni frikërat tuaja dhe që të jeni të vetëdijshëm për to.

“Disa përpiqen ta ndrydhin frikën dhe emocionet e tjera, mirëpo ato jetojnë në pjesën tonë të pavetëdijshme dhe në mënyrë të ndjeshme ndikojnë edhe në mendimet dhe veprimet tona”, sqaron Teresa duke shtuar se kjo nxit shtimin e ankthit në gjumë dhe ëndrrat negative, “duke kontribuar” në netë të tëra pa gjumë.

“Tema më e shpeshtë për ankthe nate tani është mbyllja brenda shtëpisë, kontrolli, humbja edhe shumë gjëra të tjera për shkak të situatës së sapokrijuar të cilën e ka shkaktuar virusi”, përfundon ajo.

Top Channel