. Nëse edhe ju punoni nga shtëpia, mësoni çfarë ju duhet më shumë në këtë periudhë – Flaka Plus

Nëse edhe ju punoni nga shtëpia, mësoni çfarë ju duhet më shumë në këtë periudhë

Është një krizë e vërtetë! Të jesh 24 orë brenda mureve dhe, për më tepër, të kesh edhe fëmijët nëpër këmbë, është stresuese, e lodhshme

Me siguri keni dëgjuar mjaft teori gjatë këtyre javëve – nga ato që të mësojnë si të veprosh në këto raste, por me siguri, edhe juve, si pjesës më të madhe prej nesh, i duken shpeshherë si një thes me gënjeshtra.

Megjithatë, gjatë kësaj periudhe të lodhshme për të gjithë, ka edhe një lajm të mirë.

Një studim i fundit i publikuar në “Journal of Psychophysiology”, i kryer nga Universiteti i Ilinoisit, ka nxjerrë konkluzione se konsumimi i sa më shumë avokadove rrit ndjeshëm përqendrimin.

Natyrisht, kjo mund të mos jetë mjaftueshëm për ju, megjithatë, nëse e konsumoni rregullisht dhe përpiqeni të jeni më të qetë gjatë punës nga shtëpia, me siguri puna do të jetë më e frytshme.

Një tjetër truk që ju ndihmon për të qenë më produktivë nga shtëpia është aromaterapia – ose ndryshe, ajo që njihet si terapi aromash.

Ekspertja e terapive natyrore, Emanuela Mattiuzzi, sugjeron se përdorimi i aromaterapisë gjatë këtyre ditëve, rrit ndjeshëm përqendrimin.

Vaji esencial i barit të limonit qetëson sistemin nervor. Mjaftojnë tri pika në kyçet e duarve.

Edhe esenca e mandarinës është gjithashtu efikase, sepse ul tensionin e krijuar dhe ndihmon në përqendrim.

Të dyja këto aroma janë të këshillueshme edhe gjatë fazave të meditimit. /Telegrafi/