. Rita Ora shfaqet joshëse gjatë shëtitjes në natyrë – Flaka Plus

Rita Ora shfaqet joshëse gjatë shëtitjes në natyrë

Këngëtarja e njohur, Rita Ora, pas qëndrimit në vetizolim ka vendosur që të dalë për një shëtitje në fshat.

Shqiptarja e famshme është shprehur se ishte tejet e lumtur që doli për një shëtitje në fshat pas qëndrimit mbyllur, shkruan Daily Mail.

Duke i inkurajuar fansat që të qëndrojnë shëndetshëm, si mendërisht dhe fizikisht, ajo ka ndarë disa fotografi nga shëtitja.

Rita në koleksionin e fotografive është paraqitur tejet tërheqëse e veshur në pantollona të shkurtra. Të mbathura ajo pati këpucë të firmës “Hunter”, ndërsa për aksesorë ajo mbante syza dielli të mëdha. Flokët e saj bionde ishin të lirshme nën një kapelë të kuqë, ku shtoi edhe makijazh të lehtë.