. Lady Gaga organizon koncert më 18 prill që do të transmetohet në platformat ‘online’ – Flaka Plus

Lady Gaga organizon koncert më 18 prill që do të transmetohet në platformat ‘online’

Lady Gaga, së bashku me grupin “Global Citizen”, kanë mbledhur tashmë 35 milionë dollar për Organizatën Botërore të Shëndetësisë.

Fondet do të shërbejnë për pajisje mbrojtëse për punonjësit shëndetësorë dhe do të mbështesin përpjekjet për të zhvilluar ilaçe dhe vaksina, shkruan BBC.

Gaga gjithashtu njoftoi se ka organizuar një koncert, i cili do të mbahet me 18 prill, për të njohur përpjekjet e punonjësve shëndetësorë për të luftuar Covid-19.

Duke folur në një konferencë për shtyp të hënën, Gaga tha se dëshironte të theksonte “mirënjohjen e thellë” që ajo dhe shumë të tjerë ndiheshin ndaj komunitetit mjekësor për punën e tyre në luftimin e pandemisë coronavirus.

“Zemra ime është bërë mal duke parë se si  infermierët flenë në vetura për t’u siguruar që nuk infektojnë familjet e tyre ose pacientët e tyre”, tha këngëtarja, emri i vërtetë i të cilit është Stefani Germanotta.

Koncerti, i cili do të organizohet nga ajo, do të transmetohet në të gjitha platformat e mediave sociale, duke përfshirë edhe YouTube.

Billie Eilish, David Bechkam, John Legend, Kerry Washington, Priyanka Chopra Jones, Shah Rukh Khan dhe të infektuarit nga Covid-19 Idris dhe Sabrina Elba, janë të famshmit të cilët do të marrin pjesë në koncertin i cili do të transmetohet në rrjetet sociale.