. Era Istrefi merr vëmendje me paraqitjen atraktive në videon e ndarë me ndjekësit – Flaka Plus

Era Istrefi merr vëmendje me paraqitjen atraktive në videon e ndarë me ndjekësit

Këngëtarja e njohur shqiptare, Era Istrefi, kohëve të fundit është bërë goxha aktive në rrjetet sociale pasi mungoi për një kohë.

Ajo ndan me fansat imazhe dhe video të ndryshme, teksa nuk i mungojnë as pozat e lëvizjet provokuese në koleksionin e saj.

Në këtë kohë pandemie globale, biondja ka ndarë me ndjekësit një video atraktive duke vënë në pah linjat e saj.

Era Istrefi (Foto: Instagram)

Nga dhoma e saj, Era vjen në formë të mahnitshme me paraqitjen e saj para 1.5 milion ndjekësve që numëron në Instagram.