. Hoteli me mbi 300 metra lartësi në Korenë e Veriut, rrokaqielli që kurrë nuk priti asnjë mysafir – Flaka Plus

Hoteli me mbi 300 metra lartësi në Korenë e Veriut, rrokaqielli që kurrë nuk priti asnjë mysafir

Në vitin 1987, në një hapësirë po ndërtohej një hotel i madh në kryeqytetin e Koresë së Veriut, Pyongyang. Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, rrokaqielli në formë piramide, duhet të kalonte 300 metra lartësi, dhe ishte krijuar për të strehuar të paktën 3000 dhoma, si dhe pesë restorante rrotulluese me pamje panoramike.

Hotel Ryugyong i quajtur pas një emri historik për Pyongyang që do të thotë “kryeqyteti i shelgjeve” – është dashur të hapej vetëm dy vjet më vonë.

Por kurrë nuk ndodhi.

Ndërsa struktura arriti lartësinë e saj të planifikuar në vitin 1992, ajo qëndroi pa dritare dhe e zbrazët për 16 vjet të tjerë – si një përbindësh i rrezikshëm me pamje nga qyteti.