. Sa minuta duhet të bëni ushtrime kardio për të gëzuar përfitime në trup dhe tru – Flaka Plus

Sa minuta duhet të bëni ushtrime kardio për të gëzuar përfitime në trup dhe tru

Ushtrimet aerobike apo ushtrimet kardio, mund të jenë gjëja më e përafërt me një ilaç magjik të cilin mund ta kemi

Një numër i madh i hulumtimeve sugjerojnë se kur bëjmë ushtrime të rregullta fizike të cilat e rrisin pulsin e zemrës tonë dhe na nxisin të lëvizim e të djersitemi për një periudhë të caktuar kohore, gjëra magjike i ndodhin trupit dhe trurit tonë, transmeton Telegrafi.

Ne mendojmë më qartë, ndjehemi më mirë në përgjithësi, dhe me ndihmën e këtyre ushtrimeve i mbajmë larg disa sëmundje të cilat shfaqen me moshën.

11 at home workouts you can do with your boyfriend

Por, sa gjatë duhet të çikloni, notoni, ecni apo të vraponi për t’i gëzuar këto përfitime?

Në përgjithësi, hulumtimet sugjerojnë se gjëra magjike ndodhin kur ushtroni për minimum 30-45 minuta.

Një studim tjetër i publikuar në maj të këtij viti, kishte zbuluar se të moshuarit e moshës 60-88 vjet, të cilët kishin ecur nga 30 minuta për katër ditë në javë, pas 12 javëve ata kishin pasur lidhje më të fortë në regjionin e trurit ku lidhje të dobëta kishin qenë të ndërlidhura me memorie më të dobët