. Fanella e pambuktë është material më i mirë nëse e bëni vetë maskën – Flaka Plus

Fanella e pambuktë është material më i mirë nëse e bëni vetë maskën

Maskat të cilat i bëni vetë duhet të përdoren vetëm nëse nuk keni zgjedhje tjetër për të penguar përhapjen e infeksioneve, mirëpo edhe më tutje janë më të mira sesa të mos përdoret kurrfarë mbrojtjeje

Si material më i qëndrueshëm për bërjen e maskave, shkencëtarët nuk kanë lejuar qese të thithëseve të pluhurit as leckën, por pikërisht fanellën e pambuktë apo këllëfin e jastëkut, transmeton Telegrafi.

Këto materiale janë mjaft të dendura që të pengojnë përqindjen e caktuar të viruseve, ndërkaq sërish është e mundshme të merret frymë nëpërmjet tyre.

Nëse dëshironi të bëni maskën tuaj, mjafton të keni material të përshtatshëm – sa më të dendur, aq më mirë, por që edhe të mundeni të merrni frymë normalisht nëpërmjet tij, pastaj pak llastik, makinë qepëse apo pe dhe gjilpërë.

Steriliteti i maskës mund të kthehet me zierje dhe me hekurosje të gjatë dhe serioze.

Shikoni disa tutoriale.