. COVID-19, Sasoli: BE kërkon mënyra se si t’i përfshijë vendet e Ballkanit Perëndimor – Flaka Plus

COVID-19, Sasoli: BE kërkon mënyra se si t’i përfshijë vendet e Ballkanit Perëndimor

Kryetari i Parlamentit Evropian, David Sasoli në përgjigjen e kryetarëve të Parlamenteve të vendeve nga Ballkani Perëndimor, thekson se Bashkimi Evropian është duke kërkuar mënyra se si t’i kyç vendet e Ballkanit Perëndimor në mekanizmat e veta për ballafaqim me pandeminë me KOVID-19.

“Si kryetar i Parlamentit Evropian, ju siguroj në mbështetjen time të plotë për gjetjen e zgjidhjeve më të mira që të mbroheni nga pasojat negative nga kjo krizë”, thekson në përgjigje Sasoli.

Kryetarët e Parlamenteve të Ballkanit Perendimorë më 25 mars dërguan apel për ndihmë në luftën kundër pandemisë me COVID- 19 deri tek kryetari i PE-së, David Sasoli dhe kryetarja e KE-së, Ursula von der Lejen.

“Jemi duke jetuar në kohë sfide të pa precedentë, të shkaktuar nga pandemia COVID-19. Problemet globale nuk mund të kenë vendime kombëtare dhe në shumë mënyra, kjo pandemi e Koronavirusit është test për solidaritetin tonë evropian. Institucionet e BE-së bënë mirë dhe e prezentuan një front unitar në propozimin e zgjidhjeve evropiane – zgjidhje të bazuara në solidaritet dhe të cilat synojnë që të mos i lënë pas vetes vendet më të prekura”, shkruan Sasoli në përgjigje.

Ballkani Perëndimor, thekson ai, është pjesë e familjes tonë evropiane dhe përcaktimi i tyre evropian është i sigurt.

“Prandaj, plotësisht pajtohem kur thoni se të gjitha masat e ndërmarra në nivel evropian duhet t’i përfshijnë vendet dhe më së paku të mos shkaktojnë pasoja negative mbi angazhimet tona për t’u përballur me pandeminë COVID. Ju siguroj se BE tashmë është duke kërkuar mënyra për ta përfshirë rajonin tuaj në mekanizmat e veta. Si kryetar i Parlamentit Evropian, ju siguroj në mbështetjen time të plotë për gjetjen e zgjidhjeve më të mira që të mbroheni prej pasojave negative të kësaj krize”, thekson Sasoli.

Miqtë e mirë e dëshmojnë dashurinë e tyre në fatkeqësi dhe jo vetëm në gëzim, shkruan kryetari i PE-së, duke potencuar se është kohë solidariteti dhe se rajoni ynë duhet të përfshihet.

“Nëse jemi të bashkuar, mund të dalim më të fuqishëm nga kriza”, thekson në përgjigje Sasoli.