. Çfarë po ndodh? Prej pandemisë Covid-19, Toka po dridhet më pak – Flaka Plus

Çfarë po ndodh? Prej pandemisë Covid-19, Toka po dridhet më pak

Masat globale të bllokimit për të ndalur përhapjen e koronavirusit, në dukje të parë e kanë bërë botën shumë më të qetë, shkruan CNN, diçka kjo e vënë re edhe nga vetë shkencëtarët.

Në të gjithë botën, sizmologët po vëzhgojnë shumë më pak zhurmë, pra dridhje të krijuara nga makinat, trenat, autobusët dhe njerëzit. Dhe në mungesë të asaj zhurme, korja e sipërme e Tokës po lëviz pak më pak.

Thomas Lecocq, një gjeolog dhe sizmolog në Royal Observatory në Belgjikë, foli për herë të parë rreth këtë fenomen në Bruksel. Sipas Lecocq, Brukseli po sheh një ulje prej 30% deri në 50% të zhurmës sizmike të ambientit që nga mesi i marsit, rreth kohës kur vendi filloi të zbatojë mbylljen e shkollave dhe të bizneseve dhe masave të tjera për distancimin shoqëror.

Ulja e zhurmës ka pasur një efekt veçanërisht interesant në Bruksel: Lecocq dhe sizmologët e tjerë janë në gjendje të zbulojnë tërmete më të vogla dhe ngjarje të tjera sizmike, që disa stacione sizmike nuk do t’i kishin regjistruar. Stacionet sizmike janë vendosur zakonisht jashtë zonave urbane, sepse zhurma e zvogëluar e njeriut e bën më të lehtë marrjen e dridhjeve delikate në tokë.

Zhurmat e përditshme të jetës së qytetit, nënkuptonin se stacioni në Bruksel nuk arrinte të kaptengjarje të vogla sizmike.

“ Ju ndjeheni sikur jeni vetëm në shtëpi, por ne mund t’ju themi se të gjithë janë në shtëpi. Të gjithë po bëjnë të njëjtën gjë. Të gjithë po respektojnë rregullat”, tha ai.