. Kërcënohet me vdekje eksperti i pandemisë, doktor Fauci – Flaka Plus

Kërcënohet me vdekje eksperti i pandemisë, doktor Fauci

Doktor Anthony Fauci, eksperti më i lartë mjekësor për pandeminë në SHBA, po përballet me kërcënime për jetën.

Fauci tani kërkon siguri personale në çdo kohë, përfshirë edhe në shtëpinë e tij, ka konfirmuar një burim për CNN.

Departamenti i Shëndetit dhe Shërbimeve Njerëzore, i kërkoi Shërbimit të Marshals amerikane ndihmë pas kërcënimeve ndaj Fauci.

Marshallët pranuan dhe vunë në dispozicion disa oficerë për të siguruar mbrojtjen personale të mjekut.

Kjo vjen si pasojë e zemërimit që ka shkaktuar tek të gjithë nga masat që ka marrë për izolimin e njerëzve dhe bllokimin e çdo gjëje.

Udhëzimi i mjekut që vendi “të mbyllet” në mënyrë që të mos përhapet virusi korona nuk ka gjetur shumë mbështetje.