. Shkencëtarja shqiptare në Oxford, tregon se cilët persona janë më të rrezikuar nga Covid-19 – Flaka Plus

Shkencëtarja shqiptare në Oxford, tregon se cilët persona janë më të rrezikuar nga Covid-19

Shkencëtarja shqiptare në Univeristetin e Oxfordit, Detina Zalli tha në emisionin ‘Enter’ në TV SHENJA se personat që janë më të rrezikuar nga kronavirusi janë ata mbi 65 vjeç. Ajo shtoi se gjithashtu edhe personat që kanë sistem të dobët të imunitetit.

“Megjithatë javët e fundit kemi parë që edhe të rinjtë nuk janë të paprekshëm, kanë humbur jetën disa. Kujtoj vajzën angleze 19 vjeçare që humbi dje, apo një vajzë franceze 16 vjeçare, dhe më e vogla, vajza 12 vjeçare në Belgjikë”, tha Zalli.