. Enca publikon video pas daljes nga dushi, tregon dukjen e saj natyrale pa makijazh – Flaka Plus

Enca publikon video pas daljes nga dushi, tregon dukjen e saj natyrale pa makijazh

Këngëtarja e njohur Enca Haxhia po e shfrytëzon periudhën e vetë-izolimit, për të pasur sa më shumë çasje tek fansat përmes rrjeteve sociale.

Ajo publikon thuajse çdo ditë fotografi apo video nga përditshmëria e saj, duke treguar se si po e përjeton periudhën e karantinimit.

Së fundmi, këngëtarja publikoi për ndjekësit një video pas daljes nga dushi e mbuluar vetëm me peshqir, duke treguar dukjen e saj krejtësisht natyrale.

Në mbishkrimin e videos së shpërndarë në Instagram, këngëtarja pyet nëse dukja e saj është më e mirë me apo pa makijazh.