. 16 qytete ndodhen në hartën me pacientë të infektuar nga Kovid 19 – Flaka Plus

16 qytete ndodhen në hartën me pacientë të infektuar nga Kovid 19

Me 26 Shkurt të vitit 2020 është regjistruar rasti i parë i konfirmua nga virusi korona. Që atëherë numri ka arritur në 354 raste, por për fat të keq, deri tani kanë ndëruar jetë 11 shtetas, ndërsa  17 nga pacientët e infektuar nga Covid 19 tashmë janë shëruar. Aktualisht, 326 raste janë aktive, pra në shërim në Klinikën për Sëmundje Infektive, në shërim shtëpiak apo në qendrat rajonale, njofton Flaka

Nga gjithsej 354 raste janë prekur 16 qytete, edhe atë Shkup 183 raste, Kumanovë 54 raste, Dibër 47 raste, Shtip 15 raste, Tetovë 13 raste, Prilep 12 raste, Strugë 9 raste, Veles 6 raste, Manastir 4 raste, Ohër 3 raste, Kavadar 2 raste, Gjevgjeli 2 raste, Gostivar 1 rast, Strumicë 1 rast, Kriva Pallankë 1 rast, si dhe  Koçan një rast. 

Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut si pasojë e pandemisë së virusit korona (Covid-19)  me vendim të Inspektoratit shtetëror për sanitari dhe shëndetësi janë futur në izolim 579 qytetarë, kurse me vetë deklarate 953 qytetarë kanë pranuar të vetizolohen. Në karantinë shtetërore janë vendosur 361 qytetarë të ardhur nga vendet e treta!

Deri dje, 31 Mars, me vendim të Inspektoratit shtetëror për sanitari dhe shëndetësi janë futur në izolim 579 qytetarë, kurse me vetë deklarate 953 qytetarë kanë pranuar