. PËRDITËSUAR: Numri i viktimave në vend nga koronavirusi arrin në nëntë – Flaka Plus

PËRDITËSUAR: Numri i viktimave në vend nga koronavirusi arrin në nëntë

Edhe dy të vdekur nga Virusi Korona. Një 45 vjeçar nga Kumanova dhe një 78 vjeçari nga Dibra janë personat, të cilët ndërruan jetë në 24 orët e fund në vend.

Kjo e çon në 9 shifrën e viktimave nga Covid-19, ndërsa numrin e të prekurve në 329 prej të cilëve 4 janë në gjendje të rëndë. Pas Shkupit, tani Dibra dhe Kumanova janë më numër të barabartë rastesh.

FSSH është obliguar të gjejë zgjidhje për nënat të cilave u përfundon pushimi i lindjes

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në konferencën e sotme për shtyp duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve lidhur me gjetjen e zgjidhjes për nënat të cilave në këtë periudhë u përfundon pushimi i lindjes tha se sot në mëngjes këtë çështje e kanë diskutuar në Shtabin qendror të cilit i detyrohet Fondi për sigurim shëndetësor që të gjejë zgjidhje.

“Diskutuam për dy zgjidhje të mundshme – nëse mundet në mënyrë teknike të regjistrohen fëmijët në kopshte ose Fondi ta vazhdojë pushimin e lindjes. Më lejoni në pajtim me këtë obligim të përpunohet një zgjidhje përkatëse, besoj deri në fund të javës, por një formë të zgjidhjes me siguri do të ketë, do të mund ose vazhdim të mungesës ose regjistrim në kopsht, por zgjidhje do të gjindet”, theksoi Filipçe.

Shtoi se ekziston mundësi që gjatë ditës së nesërme t’i përfundojnë të gjitha takimet, ndërsa opinioni do të informohet.