. 26 raste të reja me koronavirus në Maqedoninë e Veriut, një pacient ka humbur jetën – Flaka Plus

26 raste të reja me koronavirus në Maqedoninë e Veriut, një pacient ka humbur jetën

Njëzet e gjashtë raste të reja me koroanvirus janë regjistruar në vendin tonë në 24 orët e fund.  Me këtë numri i të infektuarve është 285, raporton SHENJA.

Një pacient ka humbur jetën, ndërsa nëntë janë  shëruar.

Në Klinikën infektive në Shkup, sot ka humbur jetën 79 vjeçari nga Dibra. Pacienti është pranuar në spital më 25 mars.

Sot nga Klinika infektive në Shkup janë lëshuar nëntë pacientë, tetë nga Dibra dhe një nga Shkupi, të cilët pas dy testeve kontrolluese kanë pasur test negativ.

Gjendja e tyre shëndetësore është stabile dhe ata kanë shkuar në shtëpi.