. Në Kodrën e Diellit janë caktuar dy lokacione që do të shndërrohen në karantinë – Flaka Plus

Në Kodrën e Diellit janë caktuar dy lokacione që do të shndërrohen në karantinë

Agjencia e lajmeve Flaka, nga burime brenda policisë së Tetovës, mëson që tashmë në Kodrën e Diellit janë caktuar dy lokacione që do të shndërrohen në karantinë. 

Gjithmonë të thirrur në informatat nga policia e Tetovës, janë caktuar0 Hotel Sllavija dhe Hotel Teteks Popova Shapka.

Deri dje, në këto dy lokacione janë akomoduar për karantinë 160 persona që udhëtuan nga shtetet e jashtme në vendlindje.

Ndërkohë, Portali Gostivari Sot, mëson që në Mavrovë janë aktivizuar dy lokalcione për karantinë nga koronavirusi. Gjithmonë të informuar nga burime të sigurita brena Policisë, Gostivari Sot mëson që aktualisht, në Hotel “Mak Petrol”, janë akomoduar 76 persona, të cilët duhet të qëndrojnë për 14 ditë në karantinë.

Gostivari Sot mëson formën e funksionimit të karantinës në Hotel “Mak Petrol” në Mavrovë. Personeli i hotelit përgatit ushqimin, kurse pjesëtarët e Policisë, të vetëmbrujtur me masa sigurie (dorëza dhe maska), ua servojnë ushqimin.

Gostivari Sot mëson që lokacioni i dytë që do të aktivizohet këto ditë është qendra turistike në Bunec. Edhe aty, pritet të vendosen shtetasit që vijnë nga jashtë që obligativisht detyrohen të qëndrojnë në karantinë 14 ditëshe. Flaka